65-vjeçari në gjyq: Erdhi vetë. Babai: Vajza tentoi të vetëvritej

0 312

Në sallën e gjyqit në Gjykatën e Tiranës, roja pedofil, Abaz Doga mbuloi fytyrën për të mos u fiksuar nga kamerat edhe pse ka filmuar vetë abuzimin seksual me të miturën në Babrru të Tiranës dhe video-n e shpërndante tek shokët. Në krah të 65-vjeçarit, i cili u arrestua të shtunën për përdhunimin dhe abuzimin e 15-vjeçares, ishte edhe Klajdi Poçi, 20-vjeç, i cili akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Në grupin me katër vetë që kishin abuzuar me të miturën bëjnë pjesë edhe dy minorenë. Gjykata vendosi për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”. Të rinjtë në sallë kanë qëndruar të heshtur dhe nuk bënë asnjë deklaratë, kurse 65-vjeçari mësohet të ketë thënë se “Nuk kam abuzuar asnjëherë. Ajo ka ardhur vetë”.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18-vjeç”, “shtytja e të miturve në krim” dhe “vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, babai i 15-vjeçares ka rrëfer detaje tronditëse. Ai tregon se e bija është në gjendje të rënduar psikologjike, sa një javë më parë ka tentuar edhe vetëvrasjen. I ati rrëfeu momentin e tmerrshëm, kur e kishte kapur të bijën me ilaçet e tij të tensionit në gojë. “Ka tentuar të vetëvritet para një jave, i kapa ilaçet e mia të tensionit, m’i mori dhe i futi në gojë, donte t’i pinte. Kanë ardhur psikologët, flisnin me vajzën”.

Hetimi është shtrirë dhe te shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Mësohet se po verifikohen të gjitha veprimet e drejtuesve të shkollës, pasi ka dyshime se kanë qenë në dijeni të abuzimit seksual nga ana e Abaz Dogës, i cili punonte si roje dhe nuk kanë raportuar në organet kompetente. Të njëjtin fakt e pohoi dhe babai i vajzës së dhunuar, i cili tha se historia vijon prej 4 vitesh ndërsa kishte kontaktuar me drejtorin e shkollës për ngacmimet që kryente Doga jo vetëm tek vajza e tij, por edhe tek të mitur të tjerë. Abaz Doga, 65-vjeç, punonte prej disa vitesh si roje i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Ndonëse në shkollë mungojnë oficerët e sigurisë, ata që jo në pak raste kemi parë në Tiranë, ajo që të bën përshtypje është se dhe djali i tij bën të njëjtën punë në të njëjtën shkollë. E mitura nuk ka ndjekur orët e mësimit për shkak të gjendjes së rënduar, por edhe se ndihet e kërcënuar.

Abuzimi seksual dyshohet të ketë nisur që kur vajza ishte 13-vjeç, ku i moshuari e ka filmuar këtë akt dhe më pas për 2 vite e gjysmë e ka kërcënuar se nëse refuzonte që të kryente sërish marrëdhënie seksuale do i publikonte videon. Fakti që nuk është dhunuar e ka pranuar edhe nga vajza, por e ka kryer këtë akt nën kërcënimin dhe presionin psikologjik të moshuarit. Vetëm pasi në muret u shkruan mbishkrime mbi vajzën, atëherë nëna dhe vazja kanë shkuar në polici dhe kanë bërë denoncimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.