5 viktima dhe 942 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

0 294

Betejën në 24 orët e fundit me Covid-19 nuk e kanë fituar 5 pacientë, dhe numri i jetëve të humbura nga virusi vdekjeprurës shkon në 1398. ‘‘Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 3856 testime, prej të cilave 942 persona kanë rezultuar pozitivë. ”199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Përrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cërrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 455 persona. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

”Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid”.

COVID-19-Statistika (2 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 455
Të shtruar në spitale 405
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3856
Testime totale 365,309
Raste pozitive 79,934
Raste të shëruara 48,377
Raste aktive 30,159
Humbje jete 1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17144
Fier 2479
Durrës 1708
Shkodër 1494
Vlorë 1445
Elbasan 1418
Lezhë 1064
Korçë 948
Berat 924
Gjirokastër 631
Kukës 474
Dibër 430

Leave A Reply

Your email address will not be published.