4 viktima nga Covid-19, ulen rastet e reja në 24 orët e fundit

0 318

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 4 pacientë, dhe numri i jetëve të humbura nga virusi vdekjepurës shkon në 1281. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2343 testime, nga të cilat 292 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 417 të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. ”Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid”.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343
Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste aktive 25,831
Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388

Leave A Reply

Your email address will not be published.