13 viktima dhe 865 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

0 298

Vijojnë shifrat në rritje nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 13 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1393. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në spitalet Covid. 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki ”421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 865
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 365
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2960
Testime totale 361,453
Raste pozitive 78,992
Raste të shëruara 47,922
Raste Aktive 29,677
Humbje jete 1393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17052
Fier 2405
Durrës 1629
Shkodër 1453
Vlorë 1382
Elbasan 1348
Lezhë 1051
Korçë 936
Berat 921
Gjirokastër 608
Kukës 468
Dibër 424

Leave A Reply

Your email address will not be published.