”12 miljet një e drejtë”/Nishani: Rama është bërë avokat i Greqisë, tradhëtia ka emër

0 274

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani thotë se kryeministri Edi Rama, me qëndrimin për zgjerimin detar të Greqisë me 12 milje, është bërë një avokat i shtetit fqinj. Sipas tij, skandal më të madh e më të zi nuk ka. ”Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë. Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë”,-shkruan Nishani në facebook.

Postimi i plotë

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet. Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë.

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë. Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit, interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë. Tradhëtia ka emër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.