Parlamenti ka miratuar ndryshimet e njëanshme Kushtetuese që ndalojnë koalicionet dhe hapin pjesërisht listat e kandidatëve për deputetët. 106 vota kanë qenë pro këtyre ndryshimeve që janë kundërshtuar nga opozita dhe ambasadorët e SHBA dhe BE. Vetëm 10 deputetët kanë qenë kundër. Ndryshimet Kushtetuese të mbështetura nga PS dhe një pjesë e deputetëve të ashtuquajtur opozitar kanë firmosur sot dështimin e zgjedhjeve të radhës. Votimi i sotëm është një kthim pas në historinë e reformave elektorale dhe e vetmja gjë që garanton është kaosi dhe zgjedhjet problematike.