“Unë në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË do jem me Presidentin në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. Eja edhe ti”, -kjo është thirrja që shumë qytetarë kanë zgjedhur ta vendosin në fotot e profili në rrjetet sociale.
Reagimi qytetar vjen pas apelit të kreut të shtetit për të zhvilluar tubim në mbrojte të demokracisë dhe republikës, më datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti.
8 dhjetori është Dita e Rinisë dhe festohet çdo vit si një ngjarja që shënoi nisjen e protestave kundër regjimit komunist.
Në këtë ditë, kreu i shtetit ka thërritur dhe njëherë të rinjtë që të marrin pjesë në tubimin që synon mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të cilat sot janë më të rrezikuara se kurrë.
Ditën e sotme, në një publikim në Facebook, Presidenti Ilir Meta deklaron se se ka ardhur koha që qytetarët t’i thonë mjaft më pakicës politike që keq qeverisë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. “Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”,- shprehet kreu i shtetit.
Postimi i plotë në Facebook i kreut të shtetit:
Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!
Kreu i shtetit shprehet se tubimi do të jetë me flamuj kombëtar duke larguar kështu çdo aludim të qeverisë së thirrja është për protestë politike.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.