Ndryshim Kushtetute?! Presidenti dhe populli do hyjnë në Parlament

540

Informacionet e besueshme nga mazhoranca tregojnë se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ndryshimin e Kushtetutës në parlament e jo duke iu drejtuar popullit me Referendum, siç u veprua me 22 nentor 1998 apo siç po kërkon Presidenti Ilir Meta. Duke ditur se kemi një krizë të fortë politike, një parlament jo përfaqësues i popullit, ku opozita nuk ka asnjë deputet, por janë disa deputetë “opozitarë” të blerë e që votojnë siç thotë Taulant Balla, kur krimi sundon në Kuvend e në Qeveri, e pra të ndërmarrësh rrugën për të futur duart në Kushtetutën e vendit në një parlament jo kushtetues me 122 deputetë, është krim dhe grusht shteti.

Nuk ka emër tjetër!

Por Edi Rama do ta nisë zhbërjen e kësaj Kushtetute.

Ndërsa tani ditën që do të mblidhet parlamenti për ta ndryshuar Kushtetutën, Presidenti Meta do jetë në sallën e Kuvendit, dhe populli përreth Kuvendit e brenda në Kuvend. Burime nga presidenca thonë për “KOHA JONE” se “e gjithë bota do ta “festojë Lanakushtetutën”.

Një gjë tashmë dihet e saktë; ditën që kryeministri Rama do ketë rend dite për ndryshimin e Kushtetutës Presidenti Meta do shkojë personalisht në Parlament, por populli nuk do të mbajë më, do jetë edhe ai në sallë!

Do të kemi atë ditë një parlament jo kushtetues që ikën nga populli në sallë dhe jashtë Kuvendit, një kryeministër i cili do turret nga tuneli nëntokësor për të gjetur shpëtim, një President që do mbrojë Kushtetutën e që populli me Referendum të vendosë ndryshimin e saj, dhe natyrisht qytetarët të cilët do valëvitin flamurin shqiptar dhe atë Amerikan të Lirisë.

Kjo ditë do mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.