Basha: Katër oligarkët e Ramës po vjedhin gjithçka

650

ka nisur sot turin e bashkëbisedimeve me qytetarët. Ndalesa e parë ishte qyteti i Elbasanit, ku kreu i PD-së zhvilloi një takim me të rinjtë. Basha u shpreh se problemi më i madh që ka sot vendi është emigrimi i të rinjve. “Humbja potenciale për ekonominë shqiptare nga emigracioni për 2018-ën është 590 mln euro. Ky është problemi më i madh, hemorragji për vendin. Shumica larohen për kushte të mira jetese”,- tha Basha.

Kreu i PD-së tha se problemet që kanë sot të rinjtë vijnë nga modeli i gabuar qeverisës. Basha u shpreh se sot 4 oligarkë kontrollojnë gjithë tenderat dhe ekonominë e vendit. “Ju e dini fare mirë se kë vlerëson kjo qeveri. Këtu në Elbasan, kur e bardha ka qenë e bardhë dhe e zeza e zezë, policia ka mbajtur krahun e banditit. E para që duhet të marrë fund është modeli. Ndaj ne do ndryshojmë modelin, ndarjen e pushtetit nga krimi. Para dy javësh BE dhe Gjermania tha; që të ecni dhe të vini tek ne duhet t’i jepni fund politikës të lidhur me krimin. Duhet të ofroni mundësinë dhe të gjithë shqiptarë të barabartë para ligjit. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”,- tha Basha.

Kreu i PD-së tha se opozita ka projekte që do të rikthejnë shpresën të të rinjtë dhe do të ndikojnë në rritjen ekonomike. Ai premtoi se ndihma ekonomike për studentët do të jetë shumë më e madhe nga ajo aktualja. “Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”,- deklaroi Lulzim Basha.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.