Banka Botërore deklaron: Korrupsion i tmerrshëm qeveritar rilindas

420

-Kryeministri Rama ka mbetur i rrethuar tashmë në “ishullin e oligarkëve”, të cilët diktojnë gjithçka në ekonominë e vendit. Ata bëjnë ligjet për interesat e tyre, ata heqin dhe emërojnë ministrat, ata vendosin se kur do të ik Edi Rama si kryeministër me dorëheqje. Oligarkët vendosin për koncensionet, për tenderimet dhjetra milionë euro, për lejet e fshatrave turistike, për PPP-të. Përderisa 12 oligarkë drejtojnë kryeministrin, atëhere pse nuk e marrin, ata vetë direkt qeverinë dhe populli ta mbledhë mendjen se ky shtet ka mbaruar?!

Një raport i Bankës Botërore për nivelin e korrupsionit në Europën Lindore jep të dhëna alarmante për Shqipërinë. Raporti që analizon marrëdhëniet mes biznesit dhe institucioneve qeveritare tregon se niveli i ryshfeteve që kompanitë shqiptare paguajnë te administrata është rritur në mënyrë të frikshme. Sipas dokumentit të institucionit ndërkombëtar, korrupsioni është dyfishuar në krahasim me vitin 2013. Dokumenti jep të dhëna duke e krahasuar situatën aktuale edhe me keq se atë të vitit 2005. Të gjitha kompanitë që janë pyetur nga Banka Botërore tregojnë se gjatë një viti iu është dashur të paguajnë ryshfete të paktën një herë të zyrtarë të administratës. Janë mbi 36% të bizneseve shqiptare që pranojnë se zyrtarë të shtetit u kanë kërkuar ryshfet. Analiza e të dhënave që bën Banka Botërore tregon Shqipëria, në nivelin e korrupsionit, është me keq se gjithë vendet e tjera të rajonit. Në raportin e Bankës, me ryshfet, nënkuptohen pagesat që kompanitë private japin për inspektorët e taksave, tatimeve apo dhe “dhurata” për të marrë kontrata pune nga ana e institucioneve qeveritare. Dokumenti është një pasqyrë e asaj çfarë shqiptarët shohin dhe media denoncon çdo ditë për korrupsionin. Por megjithë denoncimet e shpeshta askush nuk mendonte se niveli i korrupsionit në qeverisjen “Rama” ka tejkaluar çdo imagjinatë. E veçanta e këtyre shifrave është se vijnë në mënyrë zyrtare me firmën e një institucioni ndërkombëtarë financiar që monitoron prej gati 30 vitesh Shqipërinë. Analiza e BB, edhe pse s’ka pasur qëllime të bëjë krahasime, në fakt tregon se qeveria “Rama” ka dështuar në ekonomi, rritjen e investimeve dhe çdo sektor tjetër. I vetmi “sukses”, që tashmë ja njohin është institucionet ndërkombëtare është se kjo qeveri ka rritur nivelin e korrupsionit. Nëse dikur PS-ja akuzonte PD-në si qeveria më e korruptuar, shifra e Bankës Botërore thonë se gjatë këtyre gjashtë viteve të Rilindjes, korrupsioni ka tejkaluar dhe qeverinë “Berisha” deri në vitin 2013. Madje Rilindja dhe PS kanë bërë dhe një hap tjetër “cilësor” duke tejkaluar në shifrat e korrupsionit edhe qeverisjen e tyre me të keqe gjatë Fatos Nanos. Dokumenti i Bankës Botërore është shpartallues për ekonominë dhe tregon se nëse me parë Shqipëria vuante nga korrupsioni, sot ryshfetin e ka kthyer në sistem. Sigurisht, qeveria “Rama” do të deklarojë këto ditë se mediat nuk e kanë lexuar siç duhet raportin dhe se metodologjia e Bankës Botërore nuk ka marrë parasysh reformat. Cilado qoftë përgjigja e qeverisë, fakti është se në këto vite administrata nuk është mjaftuar vetëm me korrupsionin e “zakonshëm” të zarfeve dhe gjobave. Rilindja futi për herë të parë modelin e korruptimit të gjithë qeverisë duke miratuar me vota në Kuvend ligje speciale, të cilat dukshëm janë afera gjigande korrupsioni. Raporti që tremb çdo qytetar vendas dhe të huaj që vendos të bëjë biznes në Shqipëri nuk është i vetmi që nxjerrë zbuluar qeverinë “Rama”. Të gjithë raportet e të huajve flasin për ulje të ekonomisë, mungesë të investimeve të huaja dhe kolaps të buxhetit për shkak të koncesioneve. Me kërcënimet ndaj biznesit, me korrupsionin që ka kapur nivele të frikshme dhe më një hallaktje totale në politikat financiare, kriza ekonomike duket e pashmangshme dhe që do ti jap efektet hapur në 6-mujorin e parë të vitit 2020.

Kryeministri Rama ka mbetur i rrethuar tashmë në “ishullin e oligarkëve”, të cilët diktojnë gjithçka në ekonominë e vendit. Ata bëjnë ligje për interesat e tyre, ata heqin dhe emërojnë ministrat, ata vendosin se kur do të ik Edi Rama si kryeministër me dorëheqje. Oligarkët vendosin për koncensionet, për tenderimet dhjetra milionë euro, për lejet e fshatrave turistike, për PPP-të. Përderisa 12 oligarkë drejtojnë kryeministrin, atëhere pse nuk e marrin, ata vetë direkt qeverinë dhe populli të mbledhë mendjen se ky shtet ka mbaruar?!

Mili Xhani

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.