Tragjedi për një familje shqiptare në Itali. Humbin jetën në aksident dy fëmijë të mitur, motra e tyre e madhe dhe foshnja 1.5 vjeçe
Një tragjedi e vërtetë mund të përshkruhet ajo e një familje shqiptare në Itali.
Vëlla e motër përkatësisht Resat Hyseni 8 vjeç dhe motra e tij Rejana Hyseni 11 vjeçe, humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor përgjatë Via Emilia në Cade.
Sipas mediave vendase, dy fëmijët, në fakt, jetonin në qytetin e Parmës me prindërit e tyre, ndërsa djeje, rreth orës 20:00, ata ishin në makinë me motrën e tyre 22-vjeçare Shane Hyseni, e cila humbi jetën në aksident së bashku me djalin e saj Mattias Lame, një vjeç e gjysmë.
Rejana dhe Resat Hyseni ndiqnin shkollën fillore në Institutin Gjithëpërfshirës Albertelli-Newton dhe shkolla publikoi një mesazh në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.
“Dy nxënës, vëllai dhe motra e vogël, që nga sonte janë në parajsë. Engjëjt në tokë dhe tani në përjetësi”-shkruhej në postim.
Sipas informacioneve fillestare, dy fëmijët kishin shkuar për darkë me motrën e tyre të madhe në Reggio Emilia dhe po ktheheshin në Parma. Përgjatë Via Emilia, teksa për pak arrinin në qytet ndodhi përplasja e dhunshme me një shtëpi të pabanuar.
Aksidenti ka ndodhur në zonën Reggio, pranë qytetit të Cade ku në timonin e Fiat Stilo ishte partneri i Shanes, 30-vjeçaro Orjol Lame i shtruar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin Reggio Emilia.
Aksidenti ka tronditur opinionin publik në Parma, por jo vetëm.
Po hetohet për rrethanat se si ndodhi drama familjare.