Media gjermane ”Der Standard”, ka shkruar sëfundmi për të dokumentin e titulluar “Non paper”, i cili përflitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit slloven, Janez Janša, kjo për rishikimin e territoreve të Ballkanit.
Si “dëshmitar” se dokumenti ekziston, “Der Standard” ka marrë kryeministrin Edi Rama, i cili në një intervistë pak kohë më parë provoi se e kishte parë hartën.
Por vetë Rama përmes një reagimi e ka përgënjeshtuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka lidhje me ”Non paper”, dhe se asnjëherë nuk ka mbëshetur ndonjë rishikim kufinjsh.
”Çfarë zhgënjimi kur sheh një gazetë kaq me reputacion të mirë, të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”,-shkruan Rama në Twitter.
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about "non paper&map" and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021