Përhapja e Covid-19 dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Mjekët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik.
Kërkesa e specialistëve nga spitalet shtetëore bëhet jashtë kameras por kolegët e tyre në sistemin privat nuk ngurojnë ta thonë dhe publikisht. Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat.
Edhe kirurgia Lida Shosha thekson nevojën për mbylljen e disa shërvbimeve dhe fundjavat karantinë. Sipas sa spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar. Për infeksionistin Arben Pilaca, politika nuk duhet të mendojë për zgjedhjet në prill por për jetën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.