Më 9 mars bëhet një vit që kur u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri dhe java e parë e shkurtit ka thyer çdo rekord të pandemisë, me shifra tejet shqetësuese. Vetëm këtë javë janë shënuar 6085 raste të reja me Covid-19 si dhe 66 viktima. Por shifrat duket se nuk i trembin qytetarët.
Shëtitorja në parkun e Liqenit Artificial është e tejmbushur, sikur të ishte ”Dita e Verës” pasi koha e tillë është, plot diell. Por qytetarët neglizhojnë masat duke mos shmangur grumbullimet dhe disa nuk përdorin as maskë.
Prej mëngesit, 6 efektivë të policisë ishin stacionuar vetëm në digën e Liqenit. Në rastet më të mira qytetarët vetëm këshillohen për mbajtjen e maskës. Por nuk mungojnë as gjobat.