Policia dhunë barbare ndaj të miturit/Basha: Rama e keqja e njerëzve (VIDEO)

0 340

Dhunimi i një të mituri nga Policia e Shtetit, është denoncuar edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha thekson se dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Për të tepër, Basha shton se kryeministri Edi Rama është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar. Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.