Zvicra shpall listën e futbollistëve për në Botëror, mes tyre edhe 3 shqiptarë në Katar

0 156

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e Botërorit në Katar, që do të ngrejë siparin më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor.

Trajneri i “helvetëve” ka grumbulluar 26 lojtarë, midis tyre edhe tre futbollistë me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, i cili luan me Luzernën, Xherdan Shaqirin, i cili aktivizohet me Çikagon dhe Granit Xhaka i Arsenalit.

Zvicra ndodhet në grupin e “ferrit”, në atë G, së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin. Ndeshjen hapëse të saj, kombëtarja “helvete” do ta zhvillojë ndaj Kamerunit më 24 nëntor, më pas kundër Brazilit më 28 nëntor dhe ndaj Serbisë më 2 dhjetor.

LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR TË ZCVICRËS NË BOTËROR –

Leave A Reply

Your email address will not be published.