Zvicra luan kundër Serbisë dhe të gjithë sytë e shqiptarëve janë në ndeshjen e Kampionatit Botëror

0 156

Sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë padyshim te dueli mes Serbisë dhe Zvicrës, që po përsëritet pas katër vitesh.

Gjithçka është ende shumë e freskët në memorien e serbëve, por akoma më shumë e shqiptarëve, që festuan dyfish.

Më 22 qershor 2018, kur luhej sfida mes Zvicrës dhe Serbisë në “Rusi 2018”, shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri “vulosën” rezultatin e ndeshjes, duke festuar me shqiponjën dykrenare në Kampionatin Botëror.

Jehonë e madhe po i bëhet kësaj ndeshjeje jo vetëm nga Beogradi, por nga e gjithë media botërore, duke njohur edhe arsyet e forta politike që janë brenda dhe duke mos harruar provokimin e pësuar nga serbët në Botërorin e kaluar, të gjitha presin ndoshta ndeshjen më të luftuar, atë më të ndierën dhe pse jo, ndoshta më spektakolaren deri tani të kësaj Kupe Bote

Kapiteni nuk dihet nëse do të ketë mbështetjen e Xherdan Shaqirit nga minuta e parë, pasi ai vuajti një problem muskulore dhe është stërvitur vetëm në dy ditët e fundit..

Ndonëse siç raporton “Blick”, por edhe “Kurir”, ish-ylli i Bazelit, Bajernit, Interit, Liverpulit, Lionit dhe tashmë i Çikagos në Amerikë, i ka kërkuar trajnerit Jakin që të luajë me çdo kusht, pasi për të mundur sërish serbët është gati që të shtrëngojë dhëmbët.

Duke njohur tipin e Xherdanit, vështirë se ai do ta humbë këtë mundësi dhe pse jo, gjatë duelit të sotëm të shpresojmë se dy shqiptarët që udhëheqin kombëtaren e Zvicrës ta bëjnë sërish: Të shënojnë nga një gol dhe të eliminojnë për të dytin edicion radhazi Serbinë.

Xhaka & CO do të kërkojnë një tjetër fitore të magjishme ndaj serbëve, për të vijuar më tej aventurën në këtë kompeticion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.