“Zoti mund të na e kishte kursyer këtë!”

426

Deri tani janë 29 të vdekur dhe dhe po kërkohen nëpër rrënoja për njerëz të tjerë me shpresën se janë akoma gjallë. Njerëz të tjerë pa strehë, në panik dhe një qytet i tërë në Durrës që nuk guxon të futet në shtëpi.

Gazeta britanike Express thotë se tragjedia goditi vendin më të varfër në Europë.

Kurse Radio-Televizioni i Zvicrës e evidenton akoma më shumë besimin e shqiptarëve se një mallkim po na ndjek.

“Zoti mund të na e kishte kursyer këtë,” titullohet shkrimi i SRF, bazuar mbi ato që deklarojnë shqiptarët pas tërmetit tragjik.

Shqipëria po kalonte momente të vështira ekonomike dhe sociale pa ardhur kjo tragjedi. Buxheti i vitit që vjen është cilësuar një buxhet krize.

Tashmë shpresat e shqiptarëve, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama mbeten te të huajt. Vetë kryeministri deklaroi se do të kërkojë ndihmë nga NATO, shkruan gazeta e njohur britanike.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.