Zhduket Covid-19? Dalin rezultatet e 10 milionë të testuarve në Wuhan

0 443

Në qytetin kinez të Wuhanit, ku Covid-19 u zbulua për herë të parë, autoritetet konfirmojnë se ka përfunduar me sukses procesin e testimit të të gjithë popullatës.

Komisioni shëndetësor në provincën e Hubei informon se nga 14 maji deri më 1 qershor iu nënshtruan testit 9.89 milionë banorë, në një kohë kur raportohet se Wuhani ka rreth 11 milionë banorë.

Sipas gazetës “People’s Daily” nga rezultatet u mësua se vetëm 300 persona ishin pozitivë me Covid-19 dhe nuk kishin simptoma, ose ndryshe në 0,003% e të testuarve. I gjithë procesi i testimit raportohet të ketë kushtuar 126 milionë dollarë.

Wuhani ishte qyteti që u konsiderua si epiqendra e shpërthimit të virusi, nga i cili u infektuan më shumë se 50 mijë persona. Banorët e këtij qyteti kaluan më shumë se 76 në izolim gjatë pikut të pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.