Zgjedhjet/Celibashi: Kërkesa e opozitës realiste dhe racionale

0 389

Reforma Zgjedhore pritet që të finalizohet në fund të muajit dhe një nga pikat kryesore të debatit politik është depolitizimi i administratës zgjedhore. Ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, thotë se e gjen me vend propozimin e opozitës, duke e parë të papërshtatshëm terrenin për një administratë zgjedhore apolitike.

”Mendoj se ajo që thotë opozita jashtë parlamentit qëndron, është realiste dhe racionale si kërkesë. Në Shqipëri akoma nuk ka ardhur momenti kur administrimi i zgjedhjeve në nivele të ulëta ti besohet disa personave që nuk kanë asnjë lloj ndikimi kundrejt partive politike. Partive politike nuk duhet tu lejohet që këta njerëzit e vet ti lëvizin sipas interesave të momentit”.

Nga ana tjetër, Celibashi nënvizon se formula aktuale e kompozimit të KQZ ka dështuar dhe thotë se është simpatizant i konfigurimit që Komisioni ka pasur para se të bëheshin ndryshimet.

”Në formën si është organizuar sot KQZ është jo realist dhe jo e vërtetë nëse themi ka kolegjialitet. Por nëse ky institucion do të organizohet dhe ata që do të shkojnë atje nuk do të jenë pjesë e kontributeve politike ka kuptim kolegjialiteti. Kështu si është mendoj se është një formulë që qartësisht ka dështuar. Nuk është e vështirë të gjendet as një person apolitik dhe as shtatë por duhet të gjendet formula e tillë. Formula që kemi pasur para se të bëheshin ndryshimet ku një pjesë e anëtarësisë zgjdhej nga KLD, një pjesë nga Presidenti dhe pjesa tjetër prej parlamentit ka qenë një formulë që kombinonte mirë përmbërjen dhe siguronte realisht një kolegjialitet edhe pse kanë pasur kritika”,-tha në ”Rtv Ora”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.