Zelensky në Parlamentin Europian, kërkon anëtarësim të shpejtë në BE të Ukrainës

0 145

Sot presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian gjatë së cilit këmbënguli në kërkesën që vendi që ai drejton t’i bashkohet familjes europiane.

“Ne duam të vijmë në shtëpi, në Europë,” tha Zelensky gjatë fjalës së tij.

Lideri Ukrainës theksoi se Ukraina ndan vlera të përbashkëta me Europën, ndryshe nga Rusia që sic u shpreh ai, po tenton që ta kthejë Ukrainën pas në kohë.

“Unë jam këtu që të mbroj rrugën e popullit tim drejt shtëpisë,” u tha Zelensky ligjvënësve europianë.

Ai shtoi se Rusia po tenton të shkatërrojë mënyrën ukrainase dhe europiane të jetesës.

Më tej, presidenti i Ukrainës falënderoi Unionin për “ndihmën jetësore” që i ka mundësuar deri më tani vendit që ai drejton, duke përfshirë këtu edhe ndihmën në armë, furnizime ushqimore, pajisje energjitike dhe karburant.

Zelensky e nxiti bllokun po ashtu që të vijojë të mbajë të njëjtën linjë të mbështetjes për Ukrainën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.