Zelensky: NATO është hipnotizuar nga Rusia

0 287

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur me liderët evropianë në Londër dhe ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj NATO-n për refuzimin e tyre për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi nw Ukrainw.

Në një bashkëbisedim online me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe vendeve të tjera Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan, dhjetëra të vdekur.”-vijoi më tej deklaratën ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.