Zelensky hedh akuza ndaj Rusisë: Ka përdorur mbi 30 dronë për të sulmuar Ukrainën në vetëm 2 ditë

0 153

Ai theksoi se në total, Moska kishte kryer gjithashtu rreth 4.500 sulme me raketa dhe mbi 8.000 sulme ajrore.

Zelensky foli nga Kievi teksa qëndronte pranë një dron të rrëzuar ‘Shahed’.

Zyrtarët perëndimorë akuzojnë Iranin se ka furnizuar Rusisë me një numër të madh dronësh, por Moska dhe Teherani e mohojnë këtë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka konsideruar përdorimin e dronëve nga Rusia për të sulmuar Ukrainën si “të tmerrshëm”.

Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë, për ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez Otava.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të penguar dhe për të kundërshtuar ofrimin e këtyre armëve nga Irani”, tha Blinken.

Në javët e fundit, sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke dëmtuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të vendit, pikërisht kur temperaturat fillojnë të bien.

Vendet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me dronë dhe se ekspertët ushtarakë iranianë janë në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ofruar mbështetje teknike për pilotët.

Kievi ka identifikuar dronët e përdorur në disa sulme në infrastrukturën e tij si Shahed-136. Ata njihen si dronët “kamikaze”.

Ukraina thotë se rreth 400 dronë janë përdorur tashmë nga Rusia, nga një porosi totale prej rreth 2.000 armësh.

Por Teherani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka arritur ndonjë marrëveshje armësh me Kremlinin, dhe Moska gjithashtu mohon përdorimin e dronëve iranianë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.