Zbulohen e-mailet e Alqi Bllakos me bosët e Inceneratorëve

0 150

Alqi Bllako, ish-deputeti i PS-së është marrë zyrtarisht i pandehur edhe për inceneratorin e Elbasanit, përveç atij të Fierit për të u arrestua fillimisht.

SPAK ka zbuluar dhjetëra e-maile të Bllakos me bosët e Inceneratorëve, biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

“Janë disa e-maile të shkëmbyera mes Alqi Bllakos dhe Mirel e Mërtirit që janë konsideruar si prova nga SPAK për të çuar nën akuzë ish-deputetin. Sipas dosjes hetimore, nga burime të besuara të SPAK rezulton se vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e ministrisë së mjedisit A.TH., e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos me detyrë sekretar i ministrisë. Më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private dhe i është dërguar dhe shtetasit Mirel Mërtiri dhe ky i fundit ia dërgon biznesmenit Klodian Zoto.
Nga sekuestrimi i kompjuterit të Alqi Bllakos, i cili shkoi deri në Kuvend si deputet i PS-së, ka rezultuar se Alqi Bllako ka komunikime të vazhdueshme me shtetasin Mirel Mërtiri dhe shtetasit Klodian Zotot, që konfirmon se këta tre persona kanë njohje me njeri-tjetrin. Komunikimet nuk kanë lidhje vetëm me inceneratorët, por Alqi Bllako flet dhe për aktivitete private të kompanive të Mërtirit dhe Zotos. Bllako ishte duke u hetuar vetëm për inceneratori ne Fierit, por ndërsa prokurori Klodian Braho ishte duke hetuar inceneratorin e Elbasanit, ka zbuluar dhe këto prova. Bëhet fjalë për dhjetëra e-maile të zbuluara”, raportoi Lala.

Alqi Bllako u dërgua në masën e sigurisë arrest me burg vetëm për inceneratorin e Fierit. Por, Prokuroria e Posaçme, akuzon Bllakon për shpërdorim detyre për Inceneratorin e Elbasanit dhe me ketë akuzë të re, pozita e tij përballe drejtësisë rëndohet së tepërmi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.