Yuri Kim: Takim i shkëlqyer me Bashën, u informova për programin e PD-së dhe të aleatëve

0 362

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, teksa e ka cilësuar si një takim të shkëlqer, Kim thotë se ”Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra”.

Postimi i plotë

Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.