Vret të dashurën dhe me trupin e saj të pajetë shëtit në qytet

0 332

Një 26-vjeçar në Rusi, ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare por nuk është mjaftuar me kaq, e vendosi në një karrocë dore dhe me të shëtiti nëpër qytet.

Philip Grigoryev, dyshohet se në debat e sipër ka vrarë të dashurën e tij Arina. Por i riu nuk vendosi të varroste trupin e pajetë e të dashurës, por atë e vendosi në një karrocë dore dhe shëtiti nëpër St Petersburg. Raportohet se Philip shëtiti rreth një orë me karrocë në dorë.

Më pas u ngjit në katin e 12 të një apartamenti dhe fshehu kufomën. Kalimtarët në rrugë nuk e kanë vënë re që 26-vjeçari po transportonte një trup të pajetë, sepse ai e kishte mbuluar atë. Policia u njoh me rastin nga një mik i ngushtë i Philip, ndërkohë mësohet se ai është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.