Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i Tiranës ndryshon vendimin për Klajdi Shundin dhe e dënon me 8 vite burg

0 149

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg 32-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve më 1 janar 2021.

Ndaj tij, Apeli la në fuqi akuzën e “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”, pasi ai vrau Lavdi Zvezhdën teksa ai po zihej me motrën e tij në banesë.

Si ndodhi ngjarja?

Inaugurimi i shtëpisë së re të Klajdi Shundit dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat u kthye në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021, te zona e “5 majit” në Tiranë.

Në dosjes hetimore, që Top Channel disponon prokurori Albert Demirneli thekson se konflikti verbal e ktheu festën mes krushqish, pasi ata u grinden me njëri-tjetrin nëse traditat e mikpritjes por edhe menunë , i kishte më të pasura zona e Korçës apo e Pogradecit. Teksa asnjëri nuk lëshoi pe nga qëndrimi i tij, në pije e sipër Klajdi Shundi e qëlloi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda, i cili ndërrroi jetë në spital.

Nga vendnagjarja, në fashikull për këtë alibi prokuroria radhiti dëshmitë e familjareve si dhe videon nga këtu ku të afërmit dalin nga festa të shqetësuar.

Të afërmit thanë se ishin ftuar nga i akuzuari , jo vetëm për të festuar ndërrimin e viteve, por edhe sepse Klajdi Shundi kishte blerë shtëpi të re. Filluam të festojmë dhe pimë disa gota vere thotë njeri nga të afërmit dhe kur po flisnim për traditat e zonës , madje nëse menuja e Korçës ishte më e pasur se e Pogradecit, Klajdi i kërkoi viktimës që të flisnin me radhë dhe të dëgjonin njëri-tjetrin.

Kjo gjë u përsërit disa herë shton Roland Nurqe që kujton se në këto çaste viktima u ndje i ofenduar dhe braktisi festën së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten. Por pas sekonda më vonë, autori është telefonuar nga mbesa e vogël që i kërkoi ndihme . Nga sa rrëfejnë të afërmit , ai u revoltua, mori thikën nga kuzhina dhe doli jashtë ku dhe e goditi bashkëshortin e të motrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.