Vrasësi serial i njohur si “ujku i natës” pranon masakrimin e 83 grave

0 330

Një vrasës serial në Rusi, ka pranuar se ka masakruar të paktën 84 gra, duke përdorur cekiçë, sëpata e kaçavida. Ish-polici rus Mikhail Popkov, i njohur ndryshe si “Ujku i Natës” është përballur dy herë me drejtësinë për vrasjen dhe përdhunimet e grave, që ishin me moshë nga 18 deri në 50 vjeç.

Viktimat e tij janë vrarë nga viti 1992 deri në 2010 por hetuesit e çështjes Popkov thonë se numri total i viktimave me shumë gjasa i kalon 100 dhe mund të jetë “afro 200”. Ai është zhvendosur tashmë nga burgu i Lindjes së Largët ruse në qytetin e Irkutsk për hetimet e një çështje të re.

Ai pranon vrasjen e një gruaje që kishte marrë në makinë në rrugën Karl Marx në qytetin e tij të lindjes Angarsk. Ai tregohet në pamje duke vizituar skenën e krimit ku akuzohet se e ka përdhunuar dhe vrarë viktimën. Hetuesi i çështjes kolonel Evgeny Karchevsky, jka thënë më herët “Jam i sigurtë që Popkov ka kryer më shumë se 100-krime, ndoshta afro 200. “Ishte e pamundur për të që të hiqte dorë.”

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e 81 grave, ndërsa tre çështje kanë skaduar prej mbarimit të afatit të kufizimit kohor. Popkov nuk e ka treguar numrin e krimeve të tij, por në 2015 u shpall fajtor për vrasjen e 22 grave. Prej atëherë ai pranoi dhe 59 vrasje të tjera, përfshi edhe një polic.

Leave A Reply

Your email address will not be published.