Vrasësi i Ardit Spahiut arrestohet në Dubai, mediat: Autorët donin t’i vrisnin dhe familjen

0 203

Është arrestuar në Dubai vrasësi i 38-vjeçarit Ardit Spahiu, i cili u qëllua me armë në Molenbeek të Belgjikës në vitin 2020.

Mediat belge shkruajnë se autoritetet në Bruksel do të kërkojnë ekstradimin e vrasësit nga Dubai, do të jetë personi i parë që ekstradohet nga Dubai në Belgjikë pas një traktati që ka hyrë në fuqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 Nëntor të vitit 2020, jashtë një lokali. Autorët, të cilët ishin tre, u larguan, por një prej tyre është parë të rikthehet sërish dhe të qëllojë 7 herë të tjera mbi trupin e shtrirë përtokë të Spahiut.

Çështja menjëherë u lidh me një luftë mes dy grupeve kriminale shqiptare. Vjedhja e një sasie kokaine do të ishte shkaku i masakrës. Siç shkruajnë mediat belge, personat e interesuar për vrasjen e Spahiut kanë dashur që atij t’i shuhej e gjithë familja.

Deri më tani, identiteti i personit të arrestuar në Dubai nuk është bërë i ditur megjithatë siç shkruajnë mediat, ai është anëtar i grupit tjetër kundërshtar.

Spahiu qëndronte në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Ai ishte nga qyteti i Elbasanit. Në vitin 2010 ai është akuzuar për vrasjen e një 52-vjeçari, anëtar i bandës kundërshtare. Spahiu është kunat i Erjon Alibej. Ky i fundit qëndron i arrestuar si organizator i dy vrasjeve në Elbasan.

Për shkak se nën hetim kanë qenë grupet kriminale shqiptare, hetimet për vrasjen e Spahiut janë shtrirë edhe në Shqipëri. Autoritetet belge kanë kërkuar marrjen në pyetje dhe kontrollin e të gjitha banesave të identifikuar me inicialet F.M dhe O.V nëpërmjet një letërporosie.

Në fakt ajo ishte letërporosia e dytë e dërguar për këtë vrasje. E para kishte mbërritur në Maj të 2021 me synim pyetjen e njerëzve më të afërt të viktimës për të kuptuar nëse ata kishin persona të dyshuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.