VOA: Tiranë, tensione brenda në Kuvend dhe protesta jashtë tij

0 216

Në Tiranë përkrahës të opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilluan për afro dy dorë në mbrëmje një tubim proteste në sheshin para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryenimistrit Rama për skandale korruptive.

Disa deputetë të opozitës, që janë të përjashtuar nga seancat e mëparshme për shkelje të rregullave, u përpoqën të merrnin pjesë në seancën e sotme, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk e lejoi këtë veprim, pas interpretimit të rregullores.

Ata iu bashkuan më pas protestës në oborrin para Parlamentit. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare, për shkak të angazhimeve të tjera qeveritare.

Tubimi i sotëm para Kuvendit u njoftua nga ish-kryeministri Berisha në fund të tubimit, që u mbajt të shtunën para kryeministrisë.

Deputetët e opozitës morën fjalën njëri pas tjetrit në tubimin, që vazhdoi qetësisht, përveç disa fishekzjarrëve që u hodhën në fillim të protestës në drejtim të policisë.

Protestuesit u përpoqën pa sukses të çanin rreshtimin e ngjeshur të policisë në hyrje të Kuvendit, dhe më pas hodhën drejt tyre flakadanë, shashka dhe fishekzjarrë.

Ndërsa brenda në seancë plenare të Kuvendit deputetët opozitarë kishin në krye të fjalës së tyre akuzat ndaj kryeministrit Rama, që i lidhin me çështjen McGonigal.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa zoti Berisha mori fjalën disa herë teksa ndërpritej nga kryetarja Nikolla.

Deputetët u frynë bilbilave dhe goditnin tavolinat me duar në shenjë proteste, duke kërkuar që çështja McGonigal të bëhet temë kryesore e diskutimeve në Kuvend,

Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo lidhje të tij me këtë çështje, ndërsa interpelancën e kërkuar me të për këtë temë ia delegoi seancën e kaluar ministres Elisa Spiropali për marrëdhëniet me Kuvendin./VOA/

Leave A Reply

Your email address will not be published.