Video e frikshme sesi përhapet Covid-19 në transportin publik veç duke folur

0 378

Një person i infektuar me Covid-19, mund ta kalojë tek personat e tjerë thjesht duke folur në një ambient të mbyllur siç mund të jetë transporti publik apo një zyrë e vogël. Në një simulim të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e softuerve MSC, mund të shihet sesi një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.

Kërkuesit zbuluan se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet.

Dr Julian Tang, ekspert për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.