Vendimi për mbylljen e kolegjit, reagimi: Do t’i shkojmë deri në fund rrugës ligjore

0 22

Zyrtarët dhe përfaqësuesit e kopshtit jopublik “Zübeyde Hanım” kanë reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, për të mbyllur institucionin e tyre me pretekstin se ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e këtij institucioni arsimor bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë ndryshimi i vendndodhjes së kopshtit.

Ndërsa tregojnë se muajt e fundit, institucioni ishte bërë objektiv i inspektimeve pa fund nga ana e inspektorëve të arsimit, zyrtarët e “Zübeyde Hanım” shprehen se në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë, si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ia përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë “Turgut Ozal” për ta zbatuar.

Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar muaji shkurt, por kjo procedurë është refuzuar nga MAS.

Duke refuzuar çdo lloj situate fakti të tillë nisur nga situata jashtë apo presionet nga jashtë, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” bën me dije se ka depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anulimin e këtij Urdhri, si dhe ka njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.