Vendi me 95 mln banorë del nga izolimi pa asnjë viktimë

0 356

Edhe pse është vend fqinjë me Kinën dhe me një popullësi që kap shifrën e 95 milion banorëve, Vietnami ka njoftuar sot masat e daljes nga izolimi i Covid-19 dhe distancimit social, që ende mbeten në fuqi në shumë vende të Azisë juglindore. Kryeministri Nguyen Xuan Phuc, tha se asnjë provincë e Vietnamit nuk konsiderohet “shumë e rrezikuar nga pandemia” edhe pse bizneset jo-thelbësore do të mbeten mbyllur. Vendi raportohet si një histori suksesi e sëmundjes, me vetem 268 raste koronavirusi dhe asnjë vdekje, megjithse është më i varfër se shumë vende të tjera të rajonit dhe ka një kufi thuajse të hapur prej 860 miljesh me Kinën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.