Vdekja e turistes angleze në Sarandë, gjykata liron përgjegjësin e ekspeditës

0 22

Saimir Kushova, 45-vjeçari përgjegjës i ekspeditës ku humbi jetën 29-vjecarja angleze, pas zhytjes në Gjirin e Sarandës, është lënë i lirë nga Gjykata e Sarandës.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar fillimisht masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 30 ditë por pas kërkesës së avokatit për garanci pasurore është tërhequr duke pranuar masën “garanci pasurore 1.5 milionë leke te reja”.

E njëjta mase është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu, duke lënë të lirë në sallë të gjyqit Kushoven, i dyshuar për dy vepra “shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.