Vdekja e Lear Kurtit, dëshmojnë mjekët e Traumës: Mbërriti i pajetë në spital

0 152

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, pas shoqërimit të tij në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Sipas Klan Neës, në dëshminë e tyre bluzat e bardha mësohet të jenë shprehur se i riu ka mbërritur i pajetë në spital.

Prokuroria po ashtu po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Veprimet e organit të akuzës, synojnë të hedhin dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë. Ndërsa efektivët e policisë që shoqëruan Kurtin, janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria më hërët bëri me dije se po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.