Vdekja e fëmijës, gjykata nxjerr nga qelia dy zyrtarët e bashkisë

0 344

Këtë të martë Gjykata e Shkallës së Parë në Berat, ka liruar nga qelia duke ndryshuar masën e sigurisë për dy zyrtarët e bashkisë që u arrestuan pak ditë më parë për vdekjen e fëmijës 4-vjeç, që humbi jetën pasi e zuri korrenti. Tashmë nga arrest me burg, dy zyrtarët drejtori i shërbimeve Poli Ikonomi 32-vjeç dhe përgjegjësi i ndriçimit Llazar Oxholli 61-vjeç do të hetohen në masën detyrim paraqitje. Në hetim për çështjen në gjendje të lirë janë edhe 4 elektricistë. Fëmija ishte duke luajtur në park, në momentin që shkoi të pinte ujë në çezmë dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabujt ishin zhveshur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.