Vasili: Koha nuk pret. Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës

493

Këshilli i Ministrave shpalli dje gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë që tërmeti ka prekur edhe qarkun e Lezhës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se situata në Lezhë është e rëndë pasi ka shtëpi të dëmtuara dhe qytetarët janë pa strehë. Ai kërkon që qeveria të shpallë sa më parë gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në këtë qark.

“Perse Qeveria nuk shpall Gjendje e Fatkeqësisë Natyrore për Qarkun e Lezhës.

Situata ne Qarkun e Lezhës është tepër e rëndë. Është i patolerueshëm ky neglizhim nga qeveria kur dhjetëra banesa janë dëmtuar e qindra e qindra qytetare janë pa strehë. Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës, koha nuk pret. Duhen veprime jo fjalime”,- deklaron Petrit Vasili në Facebook.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.