Vala e infektimeve Covid-19, Britania ende “nën shqyrtim” e masave për udhëtarët që vijë nga Kina

0 154

Infektimet e Covid-19 në rritje në Kinë, ka krijuar tension në mbarë botën në lidhje me politikat mbi virusin.

Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kinës për hapjen e udhëtimeve jashtë shtetit është “nën shqyrtim”, tha sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace.

Ai bëri të ditur se qeveria britanike nuk ka plan për të futur teste të detyrueshme Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Lajmi pason që Kina njoftoi se po braktiste politikën e saj Covid-zero dhe po përgatitej të rihapte kufijtë e saj në janar, pas tre viteve izolim.

Komiteti i Sigurisë Shëndetësore i Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të bllokut që të koordinojnë dhe zbatojnë masa të përbashkëta kundër COVID-19 ndërsa Kina rihap kufijtë e saj.

Kjo erdhi pasi India, Italia, Tajvani, Koreja e Jugut, Malajzia dhe Japonia thanë se do të vendosnin gjithashtu kufizime për udhëtarët që mbërrinin nga Kina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.