Kur shtete të caktuara po lehtësojnë masat e marra nga pandemia e Covid-19 dhe ka rinisur jeta normale, një lajm jo i mirë vjen nga SHBA-ja. Një ekspert i shëndetësisë ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më e keqe se kjo aktualja.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”,-tha kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield për Washington Post.
Ky lajm jo i mirë vjen pak ditë pasi disa shtete amerikane janë të përgatitur të rihapin ekonomitë e tyre dhe Redfield kërkoi që edhe muajt e ardhshëm të vazhdojë distancimi shoqëror.