Ushqimi pas të cilit është i fiksuar Vladimir Putin

0 180

Vladimir Putin ka një pasion të madh sa i përket ushqimit. Presidenti i Rusisë është i fiksuar pas akullores, një ushqim që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij.

“Rusia nga kuzhina”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka “të paktën një lugë akullore”.

Në të njëjtin libër, tregohet momenti në të cilin Vladimir Putin i shërbeu Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. Atë ditë, ata gatuan sallatë kungulli me domate dhe djathë, fileto kallamari me pure karotash, supë bizele dhe quinoa. Për pjatën kryesore, Putin zgjodhi një fileto viçi të bardhë me presh të pjekur dhe, për ëmbëlsirë, shërbet mandarine dhe tortë me luleshtrydhe.

Ndërkohë, 3 vite më parë, pas takimit zyrtar dhe vizitës në Panairin e Aviacionit, Vladimir Putin vendosi të qeraste me akullore homologun turk Recep Tayipp Erdogan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.