Ulje temperaturash dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

0 168

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që vranësirat të shtohen në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Pritet që në zonat Jugore dhe Qëndrore vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për shira të pakët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.