U trajnua si oficere nga kurdët, kush është gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll

0 241

Ahlam Albashir është gruaja siriane e arrestuar për vendosjen e bombës një ditë më parë pranë sheshit Taksim në Stamboll.

Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët, raporton Reuters.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Ndërkohë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.

Hetimet për ngjarjen e rëndë po vijojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.