U arrestua për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Koka

0 250

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ky i fundit u arrestua për skemën e abuzimit me inceneratorët.

NJOFTIMI I GJKKO

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.01.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 13 akti, datë 07.01.2022 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit (ankues) L.K., lidhur me “Heqjen e sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 484, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, miratimin e vendimit nr. 484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikat 1, 4, 5, 8 dhe 9 të tij, që lidhen me pasuritë e ankuesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.