”Turi” kërkon transport publik

0 382

Unioni i Shoqatave të Transportit, kërkon rivendosjen në punë sa më parë të këtij shërbimi dhe plotësimin e kërkesave të tyre lidhur me akcizën e naftës, trajtimin financiar dhe subvencionim.

”Turi” që ju hoqi trurin maturantëve është kthyer në një fenomen pas provimit të Letërsisë. Emri i tij ishte sot edhe në pankartat e protestës së shoqatës së transportit, ku me ironi shkruhej “Edhe Turi kërkon transport publik”.

Me thirrjet “Duam punë, duam bukë” ata u mblodhën para Ministrisë së Infrastrukturës. “Transporti publik është rrezik por më rrezik se fasonët dhe call-centerat nuk është. Ato nuk janë mbyllur fare dhe kanë qenë burim infeksioni. Ka shumë punëtorë që duan të shkojnë në punë, u janë bërë këmbët copë. Janë mbi 10 mijë punëtorë të transportit urban dhe interurban që kanë mbetur pa punë, me 400 mijë lekë nuk bëjnë dot asgjë. Duke u shtyrë më shumë nuk mbajmë dot familjet me bukë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.