Tronditet Shqipëria, lëkundje të forta tërmeti. Sizmologu: Nuk ka vend për panik

0 1,194

Në Shqipëri është shënuar një tërmet i fortë por lëkundja ka qenë e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.3 rihter dhe thellësi 2 km. Lëkundjet janë regjistruar në orën 17:21 minuta me epiqendër në Gjirin e Lalëzit. Lëvizjet e forta sizmike janë ndier në Tiranë, Durrës, Krujë dhe qytete të tjera duke rikthyer edhe njëherë frikën dhe panikun te qytetarët. Sizmiologu Rexhep Koçi, thotë se nuk ka vend për panik. Sipas tij, zona vijon të jetë aktive që nga tërmeti i 26 nëntorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.