Transporti publik urban kërkon sërish mbështetje

0 144

Nisma e shumëpritur “Abone falas për studentët” që po zbatohet prej 1 Nëntorit, sipas Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban ka reduktuar shitjet e biletave, por dhe numrin e pasagjerëve.

“Kemi një rënie prej 35-40% të pasagjerëve që frekuentojnë transportin publik, kjo për shkak se kanë gjetur alternativa të tjera, biçikleta, apo mjete private të tyre”, ka thënë Kostandin Foni, Kreu i Shoqatës Kombëtare e Transportit.

Një nga problemet që po ndesh ky sektor është edhe abuzimi me abonete e studentit nga vetë qytetaret sipas Kostandin Fonit dhe operatoret kane nevojë për ndihmë financiare.

“Abuzimi vjen tek qytetarët ku e përdor vëllai, motra apo kushëriri apo shoqëria e tij, ku nuk mund ta përdorin pasi nuk janë të pajisur me abone studenti. Kjo ka sjellë një reduktim të numrit të biletave si dhe reduktimin e shitjes së abonesë së përgjithshme. Aboneja duhet të rimbursohet 1600 Lekë, saç është edhe aboneja e përgjithshme, pra aboneja e studentit, si dhe duhet të ketë vijueshmërinë e subvencionit të 100 Lekë për Litër”, ka thënë Foni.

Shoqata Kombëtare e Transportit Urban në letrën drejtuar Bashkisë së Tiranës ka listuar disa kërkesa që e kanë vënë në vështirësi këtë sektor

“Kemi rritje të çmimit të pjesëve të këmbimit si dhe të lubrifikantëve prej 35%, rritja e çmimit të karburantit, aboneja falas dhe çmimi i biletës mbetet po në të njëjtin nivel që ka qenë. Në këtë formë ne kemi kërkuar dhe propozuar ose rritjen e çmimit të biletës dhe të biletës së pajtimit mujor, ose plotësimin e kërkesave tona financiare në mënyrë që të mos shkojmë drejt kapitullimit ky sektor”, ka përfunduar Kostandin Foni.

Për shkak goditjes nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës ndaj transportit, qeveria deri në fund të Tetorit e mbështeti sektorin me Paketat e Rezistencës Sociale, ndërsa Bashkia Tiranë ofroi për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Operatorët e transportit shprehen se kërkojnë ndihma të tjera që të mbrohen nga falimentimi dhe mbi të gjitha që të mos rrisin çmimin e biletës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.