Togerët shqiptarë në Turqi: Nën rrënoja ka të mbijetuar

0 170

Behar Katuci është një prej pjesëtarëve të grupit të dërguar nga Shqipëria në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Për Klan News, ka rrëfyer situatën nga afër në zonat e prekura prej tërmetit.

“Jemi 33 trupa nga Shqipëria në zonën operacionale.”

Nga të dhënat e siguruara nga kontrollet me kamera sipas Katucit, rezulton se nën rrënoja ka ende të mbijetuar.

“Ka dhe të dhëna që kemi njerëz të gjallë nën rrënoja dhe po bëhet e mundur hapja e segmenteve të ndryshme për nxjerrjen e tyre nga rrënojat.”

Endri Cenku është një tjetër përfaqësues i grupit shqiptar në Turqi, sipas tij të cilit situata është alaramante.

“Situata është goxha alarmante, aktualisht po punojmë me një objekt që ka qenë 8 kate dhe momentalisht është një kat.”

Për të gjithë shqiptarët që janë në Turqi dhe kanë nevojë për ndihmë pasi kanë humbur kontaktet me familjarët atje, kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat se ku mund të drejtohen. Ndër të tjera, ka njoftuar se është nisur grupi i dytë i kërkim shpëtimit nga Shqipëria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.