Thirrja e Putinit për mobilizimin e 300.000 personave, rusët ikin në kufi, krijohen radhë kilometrike

0 13

Radhët të gjata janë krijuar përgjatë kufirit të Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të largohen nga vendi pas njoftimit të Presidentit Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku 300.000 persona do thirren për të shërbyer në luftë.

Kremlini deklaroi se raportimet për arratisjen e burrave në moshë lufte janë të ekzagjeruara.

Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh, ku burrat përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Një prej tyre, i cili nuk donte të identifikohej, tha për BBC se kishte marrë pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa marrë asgjë tjetër me vete, menjëherë pas njoftimit të Presidentit Putin, pasi ishte pjesë e grupit që mund të dërgohet në luftë.

Disa dëshmitarë vlerësuan se radha e makinave në pikën e kontrollit të Upper Lars ishte rreth 5 km e gjatë, ndërsa një grup tjetër tha se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi rritje të trafikut gjatë natës, por shtoi se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

Në destinacione të tjera mund të udhëtohet me avion, si Stamboll, Beograd ose Dubai. Çmimet e biletave janë rritur menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake.

Mediat turke kanë raportuar për rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Thirrja shkaktoi protesta në qytetet kryesore ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun të martën, duke rezultuar në 1,300 arrestuar.

Brenda Rusisë, ka spekulime se mobilizimi ushtarak mund të jetë më i madh se sa ishte paralajmëruar zyrtarisht.

Gazeta e pavarur Novaya Gazeta, raportoi se dekreti i Vladimir Putin përmban një paragraf shtesë i cili është klasifikuar dhe mbajtur sekret.

Gazeta pretendon se paragrafi sekret lejon thirrjen deri në një milion njerëz, në vend të 300.000 të raportuarve, duke cituar një burim të paidentifikuar qeveritar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.