Thirrja e Manjanit: Rama Ik. Ky vend ja del edhe pa ty

0 393

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po shfaqet para shqiptarëve si “shpëtimtari” i tyre përballë rrezikut të virusit. Ramën e quan “Shpëtimtari (vet)mburravec”, Manjani shprehet se, “Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!”. “Ik se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shpëtimtari (vet)mburravec! E gjithë bota shkencore, politike e financiare është në ankth për gjetjen e një vaksine apo ilaçi që lufton COVID. Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!!! Madje me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është “me numrin më të ulët të shtretërve”, por ama Ai është shpëtimtari. Për të qeshur e për të qarë!

Po mirë more zoti “shpëtimtar”, le të themi(për një moment) rrofsh që na shpëtove, po ata që vdiqën pse i le të vdesin?! Po flasim për ato që vdiqën në spitalet e Tij, se ata që ndërruan jetë pa i telefonuar 127 nuk e merituan vemendjen e shpëtimtarit. Nejse, kohë e humbur kjo me kundërshti llogjike ndaj vetmburrjes publike të shpëtimtarit. Nga ana tjetër, askush nuk po i thotë “as hyp se të vrava e as zdryp se të vrava”. Kot vet-viktimizohet.

Thjesht po i themi troç: IK se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty! Ik e merru me baltë(poçeri) se boll e bërë baltë këtë vend! Fundja nëse e ka të nevojshme për të ushqyer narcisismin po i theni edhe “tu rrit’të ndera”, po IK tani sa je në afat. IK se kur të të mbarojë afati, do kenë mbaruar edhe fjalët. Më në fund, ata që e mbajnë për shpëtimtar, le ta mbajnë në kornizë e ta puthin nëpër shtëpitë e tyre po të duan. Le ta dëgjojnë me zë e figurë edhe nga ERTV, për aq sa paguhen prej Tij. Po druaj se kur të ketë ikur, do e kthejnë pllakën dhe ata…

Leave A Reply

Your email address will not be published.