Testet për Covid-19 tek privati/ Agjencia e Barnave i jep lejen laboratorëve

0 288

Për të mësuar nëse më parë keni kaluar Covid-19 apo jo, tanimë do e keni mundësinë të kryeni testin serologjik edhe në laboratorë privatë. Kundrejt një pagese që nuk do të vendoset nga Ministria e Shëndetësisë, por do të jetë në dorë të vetë institucioneve jo publike.

Komiteti i Ekspertëve miratoi protokollin shëndetësor për mënyrën e funksionimit, megjithëse testi serologjik nuk tregon nëse je i prekur me Covid-19 aktualisht. U arrit liberalizimi i tregut edhe në Shqipëri për testet serologjike. Për të vërtetuar nëse keni qenë 3 javë më parë të prekur me Covid-19.

Anëtarja e Komitetit te Ekspertëve, dr. Eugena Tomini tregon se testi serologjik nuk është diagnostikues dhe nuk shërben si dokumentacion për të udhëtuar jashtë Shqipërisë por po punohet për të finalizuar protokollin për kryerjen edhe të tamponëve te privati. Ndërsa qytetarët shprehen optimist që po u jepet mundësia për këtë të drejtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.